Më datë 18.07.2024 në ora 15:15 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivarit kanë privuar nga liria personin A.B. (52) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga ish e dashura e tij 37-vjeçare nga Gostivari, se në ora 13:30 e ka ndjekur me automjet dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj.
Ai u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.