52-vjeçari gjendet i vde*kur në kolltuk të një lokali në Gostivar

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se dje në orën 06.50 personi H.A. (36) nga Gostivari ka raportuar se në bulevardin “Vëllezrit Gjinovski” në Gostivar më saktësisht në tarracën e lokali hotelerik ka vërejtur se në njërin nga kolltuqet e lokalit qëndron i shtrirë një person i panjohur i cili nuk jepte shenja jete.

Pjestarët e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.A. 52-vjeçar nga Gostivari dhe mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vde*kjen.

Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB-Gostivar kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik i ndjeri është transferuar në morgun e Qendrës mjekësore Gostivar.