52 000 dollarë gjo*bë ose 5 vite bu*rg për australianët që kthehen nga India

Legjislacioni i ri që hyn në fuqi të hënën thotë se australianët që kanë qenë në Indinë e go*ditur rëndë nga koronavirusët në dy javët e fundit dhe që kthehen në shtëpi mund të përballen me një gjobë të ashpër ose bu*rg.

Legjislacioni që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga India – përfshirë shtetasit australianë – hyn në vend hyn në fuqi të hënën dhe do të rishikohet më 15 maj.
Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt njoftoi se kushdo që përpiqet të sfidojë rregullat e reja do të gjo*bitet deri në 66 600 dollarë sustralianë (më shumë se 51 800 dollarë amerikanë), pesë vjet bu*rg ose të dyja bashkë.
”Rreth 9 000 australianë në Indi janë regjistruar që dëshirojnë të kthehen”.

Ndërkohë, drejtori i Human Rights Watch në Australi, Elaine Pearson, tha për AAP se reagimi i qeverisë ndaj krizës aktuale të pandemisë indiane ishte “i egër”
“Australianët kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre”, pohoi Pearson.