51-vjeçarja nga Gostivari e rreh vajzën e saj, arredtohet nga policia

MPB ka njoftuar se me datë 19.09.2024 në ora 19:00, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, e kanë privuar nga liria personin N.B.(51) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit se e njëjta e ka sulmuar fizikisht vajzën e saj. Ajo është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër saj do të vijojë parashtresa përkatëse.