500 të shëruar nga Covid-19, 126 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për 126 pacientë që janë shëruar plotësisht nga Covid-19 duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarave në plot 500 persona. Ndërkohë, në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe atë në: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .

Dy persona kanë ndërruar jetën në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje që gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë.

Drejtori i shëndetit publik, Shaban Memeti tha se në institucionin që ai drejton deri në këto momente janë realizuar mbi 10 mijë teste. Në nivel shteti, sipas Memetit, janë kryer rreth 15 mijë të tilla. Gjithashtu, Memeti apeloi për respektim të masave mbrojtëse pas lehtësimit të masave që pritet të hyjnë në fuqi.

Qëllimi është të lehtësojmë jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve në nivel shteti por qytetarët të mos harrojnë që të respektojnë rekomandimet dhe kujdesin.Nëse numri I rasteve me Covid 19 do të rritet pas lehtësimit të masave atëherë nstitucionet përkatëse..do të jetë në gjendje që të theksojnë se do të duhet të kufizohemi përsëri- deklaroi Shaban Memeti, drejtor i Instiutit të Shëndetit Publik.

Për shkak të mos rrespektimit të masave nga qytetarët, mos mbajtjes së maskave, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka dorëzuar në Qeveri propozim për shqiptimin e gjobave, duke nisur nga dita e martë, më së voni.

Disa po e mbajnë maskën nën mjekër ose në dorë. Ministria e Shëndetësisë për shkak të mos respektimit të masës ka dorëzuar propozim që sanksionimi për mos mbajtje të maskës të filloj nesër ose të mërkurën. Kjo masë patjetër të respektohet. Paisja mbrojtës duhet të mbahet në ambiente të mbyllura dhe të hapura nëse nuk mund të sigurohet distancë prej dy metrash- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Vendimin për mbajtjen e maskave, Qeveria e miratoi më 22 prill ndësra nisi të zbatohet më 23 prill. Fillimisht, shqiptimi i gjobave duhej të fillonte më 1 Maj, por për shkak të mos respektimit të të njejtave u kërkua që gjobat të zbatohen katër ditë më herët.

Gjoba për mos mbajtje të maskës kap shumën prej 20 euro. Edhe kompanitë janë të detyruara të sigurojnë paisje mbrojtëse për të punësuarit dhe mysafirët. Gjoba për kompanitë që nuk do të sigurojnë paisje mbrojtëse kap vlerën 2 mijë euro.