Gjatë ditës së djeshme një person ka vd*ekur pasi u su*lmua nga një tjetër në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt.
50 vjeçari që ishte me aftësi të kufizuara u su*lmua në kokë nga i dyshuari dhe pas go*ditjeve kishte rënë në tokë, thonë familjarët e tij në verzionin e tyre, ndryshe nga ai i Policisë së Kosovës, ku thonë se pati përl*eshje mes të dyja palëve.
“Familjari ynë ka qenë me aftësi të kufizuara”.
”Është su*lmuar dhe nuk ka mundur ta su*lmoi të dyshuarin. Personi e ka su*lmuar në kokë dhe pas go*ditjeve ka rënë në tokë prej ku edhe ka marrë go*ditjen fa*tale”, tha Rexhep Leskovci, familjar i tashmë të ndjerit 50 vjeçar.
Leskovci mes tjerash bën të ditur se gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit 50 vjeçarit.