50-vjeçari nga Shqipëria e prek në trup një vajzë të mitur në Gostivar, rastin në polici e denoncon babai i vajzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar ku një shtetas i Republikës së Shqipërisë ka prekur në trup një vajzë të mitur në Gostivar shkruan Pa Censurë.

“Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmjen e djeshme (18 mars) rreth orës 20:00 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.T. nga Republika e Shqipërisë. Ai paraprakisht është raportuar nga një banor 54-vjeçar i Gostivarit se me datën 14 dhe 15 të këtij muaji në Gostivar, në dy raste i është afruar vajzës së tij të mitur dhe e ka prekur në trup. A.T. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.Pa Censurë