50-vjeçari nga Piroku i Tetovës i rreh dy bashkëfshatarë të tij, arrestohet nga policia


MPB ka njoftuar se me datë 24.09.2024 në ora 20:15, zyrtarët policorë të NJP Kamnjan kanë ndaluar personin B.B (50) nga Piroku i Tetovës, duke vepruar sipas një raportimi paraprak, se më herët në fshat ka sulmuar fizikisht personat H.M.(31) dhe F.H.(45) të dy nga i njëjti fshat. Ai është dorëzuar në institucionin shëndetësor për trajtim të mëtejshëm.