Greqia do të dhurojë 50 GB internet për çdo person që pranon të vaksinohet nga mosha 15-17 vjeç. Ky shërbim do të jetë i disponueshëm për të rinjtë nga 11 tetori dhe do të ketë vlefshmëri 5 muaj pas aktivizimit të tij. Shërbimi do të ofrohet për të rinjtë që kanë marrë të dyja ose edhe një dozë të vaksinës anti-Covid, dhe ata mund të përdorin çdo muaj nga 10 GB.
”Më shumë se çdo gjë tjetër, është një akt njohjeje për brezin e ri, i cili ka vuajtur për shkak të pandemisë. Prandaj ekziston dimensioni i njohjes, siç e ka deklaruar vazhdimisht Kryeministri”, tha Ministri i Qeverisjes Digjitale, Kyriakos Pierrakakis në kuadrin e prezantimit përkatës për masat e shpallura nga Kyriakos Mitsotakis. Kujtojmë se Greqia ka arritur të vaksinojë 56.5% të popullsisë së vendit.