50 cent nga sot shitet një bukë në këtë qytet të Kosovës

Në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore.
E së fundmi është ngritur edhe çmimi i bukës.
Disa furra në komunën e Pejës kanë marrë vendim që nga sot të rrisin çmimin e bukës.

Nga 40 cent sa ka qenë, qytetarët në këtë komunë do të duhet të paguajnë 50 cent për një bukë.
Ndërsa, përveç bukës është rritur edhe çmimi i byrekëve, i kafës e i rakisë.
Një byrek do të kushtojë 1 euro në Pejë, ndërsa një kafe 70 cent.