5 vjet nga vër*shimet kat*astrofike në Hasanbeg të Shkupit

Viti 2016 dhe viti 2021, periudha e njejtë kur Maqedonia po përballet me fatke*qësi natyrore të cilat shka*ktojnë dë*me të mëdha. Tani kemi situatën tr*ishtuese me zj*arret në vendet malore, ndërsa në vitin 2016, pikërisht më 6 gusht u shk*aktuan vër*shime të mëdha në Stajkovc, Hasanbeg, Creshevë, Haraçinë, Smillkovc dhe vende tjera përreth qarkores. Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi në një metër kub, ndërsa gjatë dy orëve të para të vër* shimeve, kishte patur mbi 800 vet*ëtima.

Atëkohë, nga shiu i rrë*mbyeshëm ishin shkulur drunjë, ndërsa shtëpitë kishin ngelur pa energji elektrike. Mijëra qytetarë u ev*akuuan gjatë natës së 6 gushtit.
Në këto vë*rshime jetën e humbën 22 persona. Njerëz të shumtë dolën për të ndihmuar në teren, për pastrim të shtëpive dhe kërkimin e personave të zhd*ukur. Madje, një vajzë 1 vjeçare ende që atë ditë rezulton si e zhd*ukur sepse nuk u gjet kurrë.