5-vjeçari shkon te dera e shoqes e i uron “Shën Valentinin”

Dje 14 shkurt njerëzit në mbarë botën festuan “Shën Valentinin”, e cila njihet si dita e të dashuruarve.

Me kartolina, lule, shënime dashurie dhe çokollata djem dhe vajzat i shprehën dashurinë njëri-tjetrit.

Ndërkohë është bërë virale një video e një 5-vjeçari, i cili ka shkuar në shtëpinë e shoqes së klasës për t’i dhuruar lule, për “Shën Valentin”.

Siç shihet në video, i vogli i veshur me kostum të zi, dhe me lule në dorë dhe çokollata, shkon dhe troket në derën e vajzës. Në derë ka dalë babai i vajzës, ndërkohë djali i është drejtuar duke i thënë:

“A mund të shoh Lilën?”.Më pas Lila ka dalë nga dera ka marrë, ndërsa djali futet, i jep lulet i thotë gëzuar “Shën Valentinin” dhe më pas e përqafon.