5 mësues të shkollës më të madhe në Istog infektohen me koronavirus, pritet të mbyllet

Në kushte pandemike, por me masa mbrojtëse, tashmë nxënësit iu kanë rikthyer bankave shkollore.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, Qeveria vendosi që të nis viti i ri shkollor, edhe pse dy javë me vonesë, e mësimi po vijon me disa rregulla.

Por, një shkollë në Istog, gjegjësisht ajo më e madhja për nga numri i nxënësve rrezikon të mbyllet përkohësisht, pasi që disa mësimdhënës kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për shollën “Bajram Curri”, ndërsa i njëjti burim mëson se ky institucion shkollor pritet edhe të mbyllet.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, përmes një komunikate ditë më parë kanë thënë se nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.