5 futbollistë rrezikojnë karantinën, Maqedonia i bën kërkesë UEFA-s që ndeshja ndaj Kosovës të shtyhet

Ministria e Shëndetësisë mori sot vendimin që ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të zhvillohet pa praninë e shikuesve për shkak të frikës nga Koronavirusi.
Përveç kësaj mësohet se autoritet e Shtetit të Maqedonisë kanë bërë një kërkesë në UEFA që ky duel të shtyhet për faktin se si nga radhës e maqedonasve, por edhe të kosovarëvë ka futbollist që luajnë në kampionatet italiane.

Pandev, Elmas dhe Nesterovski janë futbollistët e përfaqësuses së Maqedonisë që aktivizohet në futbollin italian, ndërkohë që Ujkani dhe Rrahmani janë 2 futbollistët e Kosovës që janë pjesë e klubeve të Serisë A, të cilët rrezikojnë karantinën.