48 vjeçari nga Gostivari ka sulmuar fizikisht mbesën e tij, arrestohet!

Pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje në ora 16:30 kanë privuar nga liria personin P.M. (48)-nga Gostivari, i cili rreth orës 06:00 në banesën ku jetonin së bashku në Gostivar, e ka sulmuar fizikisht mbesën e tij 34-vjeçe.

Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.