47 vjeçari erdhi nga Gjermania në pushim, vd*iq në QKUK nga COVID-i

Fatmir Ibrahimi, 47 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e inf*ektimit me coronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arben Gecaj. “Fatmiri Ibrahimin kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe lu*ften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Ibrahimi që me profesion ishte psikolog, në muajin dhjetor kishte shkuar në Gjermani me familjen e tij, ndërsa pushimet e verës kishte vendosur t’i kalonte në Prishtinë. Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 2,685 persona kanë humbur be*tejën me virusin SARS CoV-2, ndërsa vetëm të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 28 raste të vd*ekjes.