47 mijë euro shpenzime rrugore për një deputet, ja sa na kushtoi struktura e fundit parlamentare?

Nga 500 deri 47 mijë euro kanë marrë deputetët për shpenzime rrugore në garniturën e nëntë parlamentare. Rekorderë më shpesh janë deputetët e LSDM-së dhe koalicionit që udhëtojnë nga qytetet e tjera. Gjithsej për shpenzime rrugore janë shpenzuar 1.495.996 euro.

Më së shumti na ka kushtuar deputeti Alija Kamberovski nga Partia për ardhmëri evropiane (PAE) i cili ishte pjesë e koalicionit me LSDM. E dyta në listë është deputetja nga LSDM-ja, Beti Rabaxhievska- Naumovska nga Resnja me shumë të përgjithshme prej 45.918 eurove. Deputeti i ASH-së, Syrija Rashidi nga Struga, gjatë mandatit trevjeçar ka marrë 42.261 euro. Pastaj vijon kolegia e tij nga Dellçeva, Mira Stojçevska e cila për tre vjet ka marrë 41.632 euro. Një mijë euro më pak ka shpenzuar oponenti i saj nga Manastiri, Zoran Ilioski me 40.692 euro. Pastaj vijon ish deputetja e DPMNE-së, Emilija Aleksandrova nga Berova e cila pas ndryshimeve kushtetuese është deputete e pavarur,. Ajo ka paraqitur 36.287 euro. Në listën janë edhe Hari Llokvenec nga Prilepi me 35.774 euro, Mileva Gjorgieva nga Radovishi me 34.358 euro, Agim Shaqiri nga Struga me 33.379 euro, ndërsa i fundit në listën e TOP 10 është Dimitar Stevananxhija nga Prilepi i cili ka marrë 31.705 euro për shpenzime rrugore.

10 DEPUTETË QË KANË SHPENZUAR MË SHUMË PARA PËR SHPENZIME RRUGORE 2016-2020

Alija Kamberovski 47.450 €

Beti Rabaxhievska Naumovska 45.918 €

Syrija Rashidi 42.261 €

Mira Stojçevska 41.632 €

Zoran Ilioski 40.692 €

Emilija Aleksandrova 36.287 €

Hari Llokvenec 35.774 €

Mileva Gjorgieva 34.358 €

Agim Shaqiri 33.379 €

Dimitar Stevananxhija 31.705 €

Të dhënat janë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në listën janë edhe deputetët Dragan Cuklev, Aneta Dimoska, Aleksandar Kiracovski, Sashko Kostov, Jagoda Shahpaska, Betaine Kitev, Jovan Mitrevski, Sllavica Shumanska Miteva, Ivan Ivanov, Zhaklina Llazarevska, Keti Smilevska, Sashko Atanasov. Të gjithë ata kanë marrë prej 20 deri 15 mijë euro gjatë mandatit të tyre.

Deputetët kanë marrë edhe nga 30% për një kilometër nga çmimi i derivateve, por pas reagimeve në opinionin publik, kjo shumë u ul në 20%. Me ndryshimet ligjore deputetët nga qytetet e tjera kishin mundësi për të marrë banesë me qira deri në 400 euro dhe fatura të paguara deri në 100 euro. Këtë opsion nga viti 2018 e kanë shfrytëzuar vetëm 16 deputetë duke na kushtuar 90.427 euro.

Deputetja nga Shtipi, Bllagica Llasovska së bashku me Liljana Zaturoska dhe Liljana Kuzmanovska nga Manastiri si dhe kolegu i tyre Branko Manoillovski, për banesë kanë shpenzuar nga 7.145 euro.

Diçka më pak prej tyre ka shpenzuar Kërsto Jovanovski nga Velesi – 7053 euro, 6996 euro ka shpenzuar deputetja e LSDM-së nga Prilepi, Keti Smilevska dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Velesi, Ilija Dimovski me 6824 euro.

10 DEPUTETË QË KANË SHPENZUAR MË SHUMË PËR QIRA PËR BANESË

Bllagica Llasovska 7.145 €

Liljana Zaturoska 7.145 €

Liljana Kuzmanovska 7.145 €

Branko Manoillovski 7.145 €

Kërsto Jovanovski 7.053 €

Keti Smileska 6.966 €

Ilija Dimovski 6.824 €

Katerina Kuzmanovska 6.704 €

Meri Llazarova 6.354 €

Rubin Zemon 4.960 €

Lista për shpenzimet e shërbimeve komunale po duket kështu:

GRAFIKË: 10 DEPUTETË QË KANË SHPENZUAR MË SË SHUMTI PËR SHËRBIME KOMUNALE

Bllagica Llasovska 1613 €

Kërsto Jovanovski 1584 €

Ilija Dimovski 1524 €

Rubin Zemon 1210 €

Branko Manoillovski 1201 €

Keti Smileska 1160 €

Meri Llazarova 1157 €

Magdalena Manaskova 975 €

Nada Cipusheva 861 €

Ndërsa deputetët shumë shpesh kanë udhëtuar edhe jashtë kufijve tanë. Për këtë ata kanë shpenzuar mbi 83 mijë euro.

Më shpesh ka udhëtuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili ka shpenzuar 6012 euro.

10 DEPUTETË QË KANË SHPENZUAR MË SË SHUMTI PËR UDHËTIM JASHTË SHTETIT

Talat Xhaferi 6012 €

Betiane Kitev 3297 €

Rexhail Ismaili 3039 €

Shpresa Hadri 2948 €

Ejup Alimi 2510 €

Jagoda Shahpaska 2340 €

Artan Grubi 2173 €

Liljana Kuzmanovska 2081 €

Afrim Gashi 2061 €

Hari Llokvenec 1806 €

Sipas këtyre të dhënave që i ka publikuar TV21 garnitura e nëntë parlamentare gjithsej ka shpenzuar 1. 685.922 euro për shpenzime rrugore, shërbime komunale dhe udhëtime jashtë shtetit duke mos i llogaritur rrogat e rregullta.

Qeveria ka promovuar edhe një Vegël për llogaridhënie të shpenzimeve të funksionarëve, por baza e të dhënave është plotësuar për herë të fundit në vitin 2019.