46 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se këto 24 orët e fundit edhe 46 persona janë infektuar me virusin korona në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve, 13 në Kumanovë, 12 në Shkup, 8 në Prilep , 8 në Veles, 2 në Strugë, 1 në Tetovë, 1 në Koçan dhe 1 në Probishtip.

Me këto raste, numri total i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni arrin në 663 persona.