45-vjeçari nga Tetova e sulmon fizikisht gruan e tij në një objekt hotelerik


Me datë 31.10.2024 në ora 20:25 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M.(45) nga Tetova, i cili është raportuar nga A.M. (46) nga Gostivari, me të cilën jetonin në bashkësi jashtëmartesore, se e ka sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në Tetovë ku ajo punonte. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.