45 vjeçari nga Sellca që i the*rri kokën nënës ikën nga Spitali Psikiatrik dhe ndodhet në liri!

Tetova u trondit një mëngjes të muajit prill të vitit të kaluar pas lajmit tragjik, kur një 45 vjeçar me inicialet U.D. nga fshati Sellcë me sëpatë i preu kokën nënës së tij 73 vjeçare.

Siç mësojnë mediat, 45 vjeçari nga Sellca një vit pasi kreu vrasjen makabre ka ikur nga spitali psikiatrik në Shkup, rasti është paraqitur në policinë e Karposhit.

Ashtu siç raportojnë mediat, mësohet se U.D ka ikur nga spitali psikatrik më 25 mars.