45 mijë maqedonas me pasaporta bullgare “jetojnë” në një shtëpi në Bullgari

45,000 maqedonas me pasaporta bullgare “jetojnë” në një shtëpi në Sofje. Kryebashkiaku i rrethit Sredec të Bullgarisë ka regjistruar më shumë se 45,000 shtetas të huaj, të cilët ishin gjithashtu në listat e votuesve të vendit për zgjedhjet e ardhshme sepse ata kanë nënshtetësinë Bullgare. Dhe nuk do të ishte e çuditshme nëse nuk bëhet fjalë për maqedonas, të cilët janë “qiramarrës” në të njëjtën adresë.

Rasti u zbulua nga agjencia bullgare BGNES, e cila raporton se lista e votuesve të rajonit më të populluar në Bullgari ka 1.000 faqe dhe 45.752 emra, shumica e tyre maqedonas.

Të gjithë ata të huaj janë të regjistruar në të njëjtën adresë – Rruga Lege nr. 6 në Sofje, ku ndodhet administrata e zonës “Sredec”. Sipas tij, ditët e fundit numri i këtyre njerëzve ka arritur në mbi 82 mijë. Ai thotë se shpesh sheh njerëz që vijnë për disa shërbime administrative, por fletët e votimit, si gjithmonë, do të mbesin të papërdorura.

Shumica e njerëzve në listë kanë mbiemra maqedonas që morën shtetësinë bullgare në bazë të origjinës së provuar bullgare.(INA)