44 vjeçari nga Kumanova në oborrin e tij gjenë bombë dore nga lufta

Një person nga Kumanova ka paraqitur në polici se ka gjetur një bombë dore në oborin e tij.

Në SPB Kumanovë mbrëmë rreth orës 19:15, 44 vjeçari T.V nga Kumanova është paraqitur në polici për ët denoncuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur bombë dore M-50 nga Lufta e Dytë Botërore.

Ekspert nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka larguar pajisjen eksplozive dhe e ka dërguar për procedurë të mëtejme.