44-vjeçari nga Gostivari e ka hedhur macen e tij nga kati i gjashtë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur mbetje macesh të ngordhura


Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër J.R. (44) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “torturim i kafshëve”. Më datë 07.03.2024, i pandehuri ka hedhur macen e tij nga kati i gjashtë i një pallati banesor dhe e ka mbytur atë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit janë konstatuar mbetje macesh të ngordhura.