44 vjeçari nga Fieri gjendet i vdekur në Maqedoni, rezultoi me koronavirus

Një shtetas shqiptar që punonte në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë në datën 1 prill, në banesën e tij në qytetin ku punonte në Kavadar.

Gazetarja Xhumadije Ibrahimi në një lidhje në emisionin “Opinion”, njoftoi se viktima ishte një 44-vjeçar nga Fieri, i cili jetonte në shtëpi me disa shtetas të tjerë, shqiptarë dhe nga Maqedonia e Veriut.Sipas raportimit kanë qenë këta shtetas që kanë njoftuar policinë për vdekjen e 44-vjeçarit, i cili gëzonte shëndet të mirë dhe nuk kishte shfaqur shenja sëmundjeje.

Por ditën e sotme, ka dalë edhe përgjigja e autopsisë, që verifikon se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, ndërsa rezultoi që ai kishte qenë i prekur nga koronavirusi.

Gazetarja tha se familja e të ndjerit ishte vënë në dijeni për ngjarjen, që më 1 Prill