44 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, dy persona kanë humbur jetën


Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Personat e vdekur janë dy burra të moshës 45 dhe 78 vjeç, i pari nga Kumanova, tjetri nga Dibra. I ndjeri nga Kumanova ka patur diabet, hipertension dhe obezitet, derisa i sëmuri nga Dibra ka patur bronhit kronik dhe hipertension, dhe ka marrë terapi për të dyja sëmundjet.

Në 24 orët e fundit janë bërë 392 testime, prej të cilëve 44 persona kanë rezultuar pozitiv. Në Kumanovë 23, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2 dhe Prilep 1.

Me këtë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 është 329 perona, prej të cilëve 9 të ndjerë dhe 12 të shëruar. Deri tani janë bërë 3.518 teste për Kovid-19./SHENJA