43 vjeçari nga Siniçani sul*mon fizikisht nënën e tij

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Siniçani i Tetovës, i cili ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënduar nënën e tij.

“SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R.(43) nga fshati Siniçan i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” gjatë dhunës në familje. Më datë 06.07.2022, në shtëpinë e familjes, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe e ka lënduar atë”, thonë nga MPB.