Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara aksionale në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia dje ka sanksionuar 422 shoferë.
Prej tyre, 21 i drejtonin mjetet e tyre me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast, siç informon MPB-ja, e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 211 jashtë vendeve të banuara.
Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara aksionale dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tragik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor për rrugë më të sigurta.