Dyzet e dy vjeçari M.R. nga Poroj-Drenovec i Tetovës, mbrëmjen e djeshme (29-janar) në ora 21:10, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 19:00 në afërsi të varrezave ortodokse në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht dhe lënduar me mjet të mprehtë nga një tjetër i mitur.
I mituri i raportuar dhe babai i tij A.F. (46), po ashtu nga Poroj-Drenovec, pak më vonë janë paraqitur vetë në Stacionin Policor të Tetovës, rasti është zbardhur plotësisht dhe do të kompletohet me parashtresë përkatëse.