Le të ruajmë distancën tonë. Duhen vetëm dy metra për të mbrojtur veten dhe ata përreth jush, shkruan në profilin e tij në Facebook Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ministri informon se është e detyrueshme të veshim pajisje mbrojtëse, maskë, shall në vende të mbyllura ose të hapura sa herë që nuk mund të mbajmë një distancë prej dy metrash.
“Ulja e masave kufizuese nënkupton rritjen e përgjegjësisë sonë personale si për veten, ashtu edhe për njerëzit përreth nesh. Le të jemi përgjegjës, të respektojmë masat që mbrojnë kundër coronavirusit”, shkroi Filipçe.
Ministria e Shëndetësisë më herët informoi se sot në vend janë regjistruar 41 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar 29 persona