$400 miliardë/ Princi Saudit do të ndërtojë superqytetin ‘më të avancuar në botë, nga hiçi’

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë”, një një projekt 400 miliardë dollarësh.

Neom është emri i propozuar për qytetin ndër-kufitar që do të ndërtohet në provincën Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Vizioni për qytetin e ri të ngritur nga hiçi, mbështetet nga zv. kryeministri i vendit, Princi bin Salman, i cili mban shumë funksione të tjera në qeveri dhe konsiderohet si pushteti i vërtetë në vend, prapa fronit të babait të tij, mbretit Salman.

Planet e tij u njoftuan në konferecën e investimeve në kryeqytetin saudit Riad vitin e kaluar, me qëllim “përfshirjen e teknologjive të reja te inteligjences qytetare” në mënyrë që vendi të funksionojë edhe si një destinacion turistik.

Vendndodhja e Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025.

Në një përshkrim të projektit të ri thuhet: “Vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, që do të thotë se gjendet brenda kufijve të vendit, por ka ligje të ndryshme nga pjesa tjetër e tij”.

“Në këto variancione të ligjeve dhe politikave përfshihen investimet, mënyra e taksimit, tipi i doganave dhe rregullatorët e tregut të punës, të cilat do të përpiqen të inkurajojnë biznesin, për një krijim të qëndrueshëm e të shëndetshëm të stabilimentit të ri”.

“Dhjetra vende në botë kanë zona speciale ekonomike, duke përfshirë Kinën, Meksikën, Greqinë, Indinë, Poloninë apo të tjerë”.

“Arabia Saudite po kërkon të krijojë zonën e saj të suksesshme speciale ekonomike në qytetin e ri Neom.”

Iniciative vjen në kuadër të planit vizionar të vendit Vision 2030, ku kërkohet reduktimi varësisë nga karburantet fosile, diversifikmi i ekonomisë dhe zhvillimi i sektorëve të shërbimit publik.

Në prezantim shpjegohet: “Gjatë viteve, çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm dhe kjo dëmton varësinë te karburantet për vende si Arabia Saudite”.

”Automjetet me naftë e benzinë po zhvendosen drejt atyre hibride ose tërësisht elektrike, duke ulur kërkesën totale për naftë”.

“Gjithashtu SHBA ka nisur një prodhim të shumëfishuar të naftës vitet e fundit duke arritur shifra rekord në 2018.”

“Princi Mohammed bin Salman njofton se mega-qyteti Neom do të jetë hapi i parë i distancimit nga kjo varësi”.

Autoritetet shtojnë se rajoni i zgjedhur për qytetin ka klimë relativisht të butë në krahasim me shumicën e Arabisë Saudite.

“Emri Neom do të thotë ‘E ardhme e re’ dhe vjen nga fjalë të dy gjuhëve të ndryshme”.

“E para është fjala greke Neo që do të thotë e re, dhe e dyta ‘M’ simbolizon fjalën arabe Mostaqbal, që do të thotë e ardhme.

“Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se Neë York City e pak më i vogël se shteti  Massachusetts.

“I vendosur në cepin veriperëndimor të Arabisë Saudite, qyteti do të lidhe tre kontinente, Afrikën, Azinë dhe Evropën, duke u kthyer në një qendër globale. Në të ardhmen aprashikohet se rreth 70 për qind e popullatës së botës do të mund të arrijë në Neom në më pak se tetë orë”.