40-vjeçarja nga Tetova raporton në polici se e kishin rrahur në banesë dy persona te moshës 20-vjeçare ku me njërin kishin pasur marrëdhenie dashurie

Dje (04-shkurt) rreth orës 13:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat Xh.Z.(20) dhe F.Z. (24) nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ata më parë ishin raportuar nga 40-vjeçarja V.K. nga Tetova, me të cilën Xh.Z. kishte qenë në një marrëdhënie dashurie për një kohë të gjatë, rreth orës 02:30 në apartamentin që ajo po qëndronte në Tetovë, Xh.Z. e kishte sulmuar fizikisht  dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.