40-vjeçari nga Falishti i Tetovës raporton në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, më pas arrestohet i njejti për dhunë ndaj policisë

Dyzetvjeçari G.I. nga Falishi i Tetovës, djembrëma (04-mars) në orën 20:15 në SPB Tetovë, ka raportuar se dyzet minuta më parë, në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga 28-vjeçari B.M. Sipas raportuar, sulmuesi gjithashtu kishte përdorë një mjet prej druri, pas së cilës kundër B.M. është përgatit parashtresë përkatëse. Pak më vonë, G.I. është arrestuar për arsye se kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj efektivëve të policisë ndërsa ndërmernin veprime zyrtare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.