40 klientët në karantinë, pasi që berberi doli pozitiv me COVID 19

Berberi italian nuk e kishte ndalur punën as kur situata ishte emergjente.

Një berber italian nga Campofranco, gjatë periudhës kur e gjithë Italia ishte e mbyllur për shkak të koronavirusit, ai nuk ishte ndalur dhe kishte vazhduar punën e tij, por duke shkuar nëpër shtëpitë e klientëve për t’u rregulluar flokët dhe mjekrën.

Por, kryebashkiaku i atij vendi, Rosario Pitanza, ka njoftuar që ky berber është infektuar me koroavirus dhe të gjithë 40 klientët e tij janë futur në karantinë.

Pitanza në Facebook të Komunës së Campofranco shkruan.

“Berberi nuk shfaqi asnjë simptomë, por siç e kërkon protokolli, klientët e tij u futën në karantinë. I ftoj qytetarët që të mos përfshihen nga paniku dhe të marrin masa. Në këtë moment më shumë se kurrë ka nevojë për bashkëpunim dhe jo për heshtje”.