Një rast i rrallë i intervenimit ka ndodhur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një fëmijë 4-vjeçar i është nënshtruar një ndërhyrjeje pasi ka përpirë një monedhë metalike, e cila i ka depërtuar në lukth duke ia rrezikuar seriozisht shëndetin.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se fëmijës nga Mitrovica është arritur t’i largohet monedha metalike nga lukthi përmes metodave endoskopike.
“Fëmija tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve. Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.