4-vjeçari nga Gostivari gëlltit pilula me barna, dërgohet në urgjencë

Dje (24 korrik) në ora 11:10 në SPB-Tetovë nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ta është sjellë një fëmijë katër vjeçar. Sipas raportimit nga nëna B.J. (33) nga Kumanova, vajza e saj e mitur ka mbetur e vetme në shtëpi, e cila pasi është kthyer ka vërejtur se kishte pirë pesë pilula (barna) që i kishte lëmë në tavolinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.