4 vite nga vdekja e mistershme e një pacienti në Klinikën e Shkupit


Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga vdekja e Vllatko Trpevskit, për të ëmën e tij Marija Trpevska vdekja e djalit të saj ka ngelur mister.

Vllatko Trpevski vdiq në klinikën kirurgjikale ” Sv.Naum Ohridski” në Shkup. Familjarët sqarojnë se nga dokumentat qe ua ka dhënë spitali për vdekjen e djalit të tyre, ka shumë mangësi dhe krijojnë dyshime të medha.

Marija Petrevska për Nova Tv sqaron se ditën e vdekjes djali i saj kishte pasur dhimbje në stomak dhe probleme me urinimin dhe kështu mjekët e kanë sistemuar në repartin e urologjisë nën dyshimin se kishte gurrë në fshikzën e urinës.

Më pas ishte dërguar në sallën e operacioin ku edhe kishte vdekur në rrethana të mistershme.

Marija thotë se djali i saj asnjëherë nuk ka qenë i sëmurë edhe pse rastii vdekjes të Vllatko Trpevskit është në duart e Prokurorisë së Përgjithshme, ende nuk ka një epilog për të.