MPB ka njoftuar se me datë 16.10.2024 në ora 15:00 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore janë sjellë personat R.A (53) nga fshati Debresh i Gostivarit, Sh.A.(49), S.A.(22) dhe S.A.(33), të tre nga Gostivari. Sipas njoftimit, lëndimet i kanë pësuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt të një kompanie në rrugën ,JNA” në Gostivar. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Inspeksioni i Punës, ndërsa në vendngjarje inspektimin e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.
Ballina Lajmi i Dites 4 persona nga Gostivari lëndohen rëndë gjatë punimeve ndërtimore në një objekt