Një zhytës i marinës tajlandeze humbi jetën gjatë operacionit vullnetar për shpëtimin e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të bllokuar në një shpellë në veri të Tajlandës. 38-vjeçari ishte pjesë e njësive elitare të marinës. Ai merrej me dërgimin e bombolave të oksigjenit në shpellë. Zhytësi humbi ndjenjat dhe më pas ndërroi jetë pasi i kishte mbaruar oksigjeni teksa ishte zhytur në hapësirat më të ngushta të shpellës.
Ky rast tregon se sa vështirësi ka për nxjerrjen e 13 personave nga shpella. Autoritetet thanë se kjo është një sfidë shumë e madhe, por nuk do të pushojnë për asnjë moment tentativat për nxjerrjen e futbollistëve të vegjël. Ata po mundohen që me anë të tubave të nxjerrin jashtë një pjesë të ujit.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë duke i stërvitur djemtë të përdorin bombolat e oksigjenit dhe të zhyten prej disa ditësh. Duket se kjo do të jetë mënyra e vetme e për t’i nxjerrë prej aty, në të kundër do të duhet të presin deri në 4 muaj që sezoni i shirave të mbarojë./tvklan.al