4-5 vite me tumor pa e ditur, si e tejkaloi Ghetto Geasy sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin?

Reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi në një intervistë së fundmi ka rrëfyer për sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin.

Ai tha se kur e ka marrë vesh donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.

Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të së shoqes, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.

Ai për Nacionale tha se momentin e vështirë e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.

VIDEO