Më 05.07.2025, në orën 18:21, në SPB Ohër është raportuar se në ujërat e liqenit të Ohrit, pranë plazhit të Qendrës së Skautëve në Ohër, është vërejtur një trup mashkulli pa shenja jete.
Nga inspektimi i kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për personin M.J. (70) nga Shkupi, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekje pa shenja dhune.