Fluturimi i “Ryanair” për në Mançester u përfshi herët në mëngjes në një incident në pistën e aeroportit Palma de Mallorca. Avioni u evakuua për shkak të një alarmi të rremë për zjarr, dhe 18 persona u lënduan lehtë, konfirmuan autoritetet lokale.
Incidenti ndodhi të shtunën në orën 00:30. Shërbimet emergjente morën një njoftim për zjarr në një avion që ndodhej në stacionim, dhe sipas portalit Crónica Balear, ekipet e zjarrfikësve dhe punonjës të ndihmës së shpejtë u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ryanair 737-800 evacuated at Palma de Mallorca Airport after a fire indication developed on board during taxi.
The SAMU061 coordination center received a call at a.m, reporting a fire on flight RK3446 to Manchester.
A total of 18 people were injured during the evacuation, six… pic.twitter.com/XpCCejGq2t
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) July 5, 2025
Gjashtë pasagjerë janë dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme – tre në klinikën Rotger dhe tre në spitalin Palmaplanas. Të tjerët janë trajtuar në vendngjarje me lëndime të lehta si përthyerje të kyçeve të këmbës.
Roja Civile lokale dhe zjarrfikësit e aeroportit ndihmuan në evakuimin e pasagjerëve, nga të cilët disa kërcyen vetë nga krahu i avionit për t’u larguar sa më shpejt.
“Ryanair” konfirmoi se fluturimi u anulua për shkak të një alarmi të rremë për zjarr.
“Fluturimi nga Palma për në Mançester më 4 korrik nuk u realizua për shkak të një sinjali të rremë për zjarr. Pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitësve të fryrë dhe u kthyen në terminal,” deklaroi zëdhënësi i “Ryanair”.
“Gjatë daljes nga avioni, disa pasagjerë pësuan lëndime të lehta, ndaj ekuipazhi menjëherë kërkoi ndihmë mjekësore urgjente. Për të shmangur vonesat, menjëherë organizuam një avion zëvendësues, i cili u nis nga Palma në orën 07:05 të mëngjesit,” shtoi kompania ajrore.
“Ata u kërkojnë ndjesë të sinqertë të gjithë pasagjerëve për shqetësimin e përjetuar.”