39-vjeçari Orhan Bajrami, identiteti i të vdekurit në Greqi

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku, mbeti i vrarë një 39-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor, përcjell KlanM.

Nga të shtënat, siç raportojnë mediat greke ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami i njohur edhe me nofkën “Oki”, i cili është një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviq, i shtruar në spitalin Polygyros u plagos. Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës./KlanMacedonia