Me datë 22.03.2024 në ora 02:16 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” është raportuar se tek ata është sjellë i ndjeri A.T.(39) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ai paraprakisht ka qenë duke ndejtur me kolegun e tij T.M.(54) nga Shkupi në zonën e Lisiçes-Shkup dhe është sëmurë, pas së cilës i ka kërkuar kolegut që ta çojë në shtëpi. Siç raportohet, T.M. ka ndaluar në një postë të Ndihmës Mjekësore të Urgjencës, nga ku është drejtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, por rrugës për në spital A.T. ai ka vdikur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.Pa Censurë