Ministri palestinez i shëndetësisë tha se 39 foshnje vdiqën në spitalin Al Shifa.
Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza tha se operacionet në kompleksin spitalor, më i madhi në enklavën palestineze, ishin pezulluar pasi kishte mbetur pa karburant, raportoi Sky News.
Ministri tha se foshnjat vdiqën për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në spital, i cili po përballej me mungesë oksigjeni dhe ilaçesh.
Sky News ende nuk është në gjendje të konfirmojë pretendimin e ministrit.