Më 09.01.2025, në orën 14:40, në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup arrestuan Z.T. (23) dhe F.T. (26), të dy nga Shkupi, pasi tek ata u gjet dhe u sekuestrua kokainë.
Nga ana e Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, më 10.01.2025, kundër personave u paraqit kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, ndërsa një gjyqtar për procedurë paraprake i caktoi masë paraburgimi F.T.-së, kurse ndaj Z.T.-së u shqiptuan masa kujdesi.