Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, qëndroi sot në Tetovë, ku foli para mediave për procesin e përditësimit të dokumenteve, si pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjeve, me emrin e ri kushtetues.
Toshkovski theksoi se tashmë është realizuar një numër i konsiderueshëm i lëshimeve të pasaportave me emrin e ri dhe se ka mbaruar periudha e turmave të qytetarëve që prisnin për dokumente. Ai po ashtu nënvizoi se letërnjoftimet me emrin e vjetër do të mbeten të vlefshme deri në datën e skadimit të tyre, duke siguruar qytetarët për kalimin e qetë të këtij procesi.
“Kaosin që la e dimë të gjithë, por është e rëndësishme të theksohet se kemi arritur të menaxhojmë situatën dhe të përmbushim kërkesat e qytetarëve. Për vetëm gjashtë muaj kemi arritur të lëshojmë një numër të madh pasaportash me emrin e ri, dhe tani nuk ka më turma”, tha ministri.