Pas një fundjave me diell në Parkun Kombëtar të Mavrovës, qytetarët janë përballur me bllokime kilometrike në rrugën drejt shtëpisë. Disa shoferë kanë pritur pothuajse katër orë për të vazhduar udhëtimin, raporton Telma.
Policia po i devijon automjetet përmes fshatrave Leunovë dhe Nikiforovë, gjë që nënkupton një udhëtim shtesë rreth Liqenit të Mavrovës, pasi rruga në anën tjetër është e pakalueshme. Shumë qytetarë shprehin shqetësim për rezervuarët bosh të karburantit, çka e përkeqëson situatën edhe më shumë.
Gjatë ditës, në rrjetet sociale janë shfaqur komente nga vizitorë të pakënaqur të qendrave të skive. Ata ankohen se kanë pritur me orë të tëra për të blerë biletat e skive, duke pyetur pse nuk është mundësuar blerja e biletave online.
Në vend të një përfundimi të këndshëm të fundjavës, shumë qytetarë janë kthyer në shtëpi të zhgënjyer dhe të lodhur nga organizimi i dobët dhe bllokimet e gjata.