Prokuroria: U njoftuan në “Snapchat” – 22 vjeçari nga Gostivari dyshohet se detyroi 13 vjeçaren të kryejnë akte seksule nën kërcënim!

Një 22 vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i një personi tjetër nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Prokuroria themelore publike në Gostivar ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 2 janar ka detyruar një vajzë 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale.

Ata janë takuar me viktimën përmes aplikacionit “Snapchat” dhe kanë nisur të kontaktojnë dhe të takohen me njëri-tjetrin. Kur vajza nuk ka dashur të dalë më me të, i dyshuari ka ushtruar presion dhe në ditën kritike e ka detyruar të linte miqtë e saj dhe të hipte në makinën e tij. Më pas i ka marrë celularin, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj, duke e kërcënuar që të mos i tregojë askujt.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse mund të ikë, të ndikojë te fëmija viktimë dhe dëshmitarët tjerë ose të përsërisë veprën penale.