Vjedh në një market dhe gjatë ikjes e rreh të punësuaren, arrestohet 48-vjeçari nga Raveni i Gostivarit

MPB njofton se më datë 03.01.2025, në ora 12:55, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.O. (48) nga fshati Raven i Gostivarit. Ai u raportua nga M.N. (42) nga Gostivari, e punësuar në një market në fshatin Banjicë e Poshtme, se e ka zënë atë gjatë një grabitjeje në një depo të marketit dhe kur ka tentuar të arratiset, ka sulmuar fizikisht denoncuesen. Personi G.O. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.