Me datë 31.12.2024 në ora 01:00 në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat Q.A. (56) dhe M.A. (25) nga Gostivari, të cilët janë denoncuar nga M.J. (39) nga fshati Ballindol që në shtëpinë e tij familjare, pas një debati të shkurtër për keqkuptime të mëparshme, është sulmuar fizikisht. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.